Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë njoftoi se me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe EULEX po kryen operacione kontrolli në Kosovës.

Mediat në Prishtinë bëjnë të ditur se objekt i kontrolleve janë bërë banesat e ish-ministrit të Drejtësisë, Harjedin Kuçi dhe ish-komandantit të UÇK-së Sylejman Selimit.

Hajredin Kuçi, aktualisht pjesëtar i ekipit mbrojtës të ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kadri Veseli, konfirmoi për mediat se është kontaktuar nga EULEX-i lidhur me punën e tij, por mohoi që shtëpia e tij të jetë kontrolluar nga EULEX-i.

Në Gjykatën Speciale aktualisht janë duke u zhvilluar disa gjykime ndaj ish-krerëve të lartë të UÇK-së, mes tyre edhe ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Tv Klan