Proteinat e tepertaRihapen sërish debatet sa i përket të ushqyerit me proteinat shtazore. Prej kohësh shumë dietologë e studiues këshillojnë konsumim të moderuar të mishit dhe peshkut, pasi mund të kenë efekte negative për shëndetin. Por nga Hollanda vjen një tjetër e re. Bëhet fjalë për një studim që tregon sesi marrja në masa të mëdha të proteinave të përftuara nga kafshët mund të rrisin rrezikun e diabetit tip 2.

Studimi i publikuar në “Diabetes Care” të Wageningen University, bazohet në një kampion personash nga 8 vende Europiane. Bëhet fjalë për të dhëna që kanë për bazë 16 mijë persona për 12 vjet dhe u zbulua se për çdo 10 gramë  më shumë proteina të konsumuara, rreziku i diabetit rritet me 6 përqind.

Një shifër kjo absolutisht e rëndësishme, sidomos nëse marrim parasysh faktin se personat që konsumonin proteina bimore nuk kishin këtë lloj problemi.

Edlira Kalaja