I njëjti projektligj që zhyti Gjeorgjinë në krizë të thellë politike vitin e kaluar po nxjerr sërish këtë vit qytetarët në rrugë të cilët e kundërshtojnë këtë nismë.

Më shumë se 5,000 njerëz u mblodhën jashtë ndërtesës së parlamentit, të ruajtur nga policia, duke kërkuar nga qeveria të tërheqë të ashtuquajturin “projektligjin për agjentët e huaj”. Kritikët e këtij projektligji e krahasojnë atë me një ligj rus të vitit 2012, që është përdorur për të shtypur ose mbyllur organizatat që kritikonin qeverinë ruse.

“Të gjithë ne këtu kundërshtojmë ligjin rus. Ne nuk duam që vendi ynë të miratojë një ligj të tillë për agjentët e huaj. Është fyese për ne. Ne gjithashtu nuk duam që vendi ynë të ndjekë rrugën e Rusisë. Në Rusi, askush nuk mundet shprehin mendimin e tyre dhe njerëzit arrestohen për mbajtjen e pankartave bosh, ne nuk duam që kjo të ndodhë në Gjeorgji.”

Nisma ligjore kërkon që mediat dhe organizatat joqeveritare që marrin më shumë se 20% të fondeve të tyre nga burime të huaja, të regjistrohen si “agjentë të huaj”. Projektligji është dënuar edhe nga SHBA dhe Bashkimi Evropian, por mbrojtur nga Rusia.

Klan News