I boshatisur ishte mali Gërmisë për ditën e 1 Majit. Dikur ky vend ishte i stërmbushur me qytetarë. Duke simbolizuar ikjen e qytetarëve nga vendi të rinjtë e Partisë Demokratike të Kosovës me valixhe në duar zhvilluan një aksion para objektit të qeverisë. Ata kritikuan qeverinë se ikja vjen si pasojë e mungesës së një ambienti të favorshëm për punëtorët.

E sindikata e Arsimit ka organizuar një marsh protestues ku kërkuan të ngritët vlera e koeficientit, dialog me qeverinë për të drejtat e tyre në mënyrë që të shmangin veprimet tjera sindikale. Nuk përjashtuar grevën.

Protestës i janë bashkangjitur edhe sindikata e sektorit privat. Protesta kanë mbajtur edhe farmacistët. Protesta kanë mbajtur edhe ish-punëtorët e KEK-ut duke kërkuar rikthimin e tyre në punë.

Tv Klan