Shqetësimi i maturantëve për regjistrimin në shkollat e larta ka bërë që kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta të thërrasë në takim Rektorin e Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni dhe disa prej anëtarëve të kryesisë së LSI –së.

Takimi u mbajt për të koordinuar një qëndrim mbi maturën shtetërore, pas protestave të aplikantëve jofitues në fakultetet publike.

Kryesia e LSI do të zhvillojë pasdite një takim për këtë çështje dhe pritet të dalë me një qëndrim dhe kërkesa konkrete ndaj Ministrisë së Arsimit.

LSI ka shprehur hapur rezerva ndaj Ministres së Arsimit për situatën e krijuar.

Tv Klan