Pa ndërprerje dhe pa debate, në një mbledhje që zgjati vetëm 12 minuta, shumica dhe opozita miratuan planin e vizitave te komisionit hetimor per Sterilizimin dhe Check Up-in.

Ndërkohë që ende nuk ka një konsensus për shtrirjen hetimit prej vitit 2009 e këndej siç kërkojnë socialistët, për këtë arsye çështja u shty per diskutim në mbledhjen e radhës. U dakordësua që 2 javët në vijim të zhvillohen vizita në 5 spitale.

Ne datën 3 Qershor do të nisë dhe thirrja e deshmitarëve që do të jenë grupet e auditit të KLSH dhe Nisma Thurrja që ka bërë një denoncim në SPAK për kontratën e sterilizimit.

Tv Klan