Për të zbutur efektet e dëmshme të një vakti me të skuqura, ekspertët këshillojnë konsumimin e një tasi me kos.

Sipas një studimi kryer nga disa hulumtues amerikanë, zbuluan se gratë që hanin një kos para një mëngjesi me shumë kalori dhe me shumë kafe, kishin nivele më të ulëta të inflamacionit në gjak.

Mendohet se kosi rrit veshjen e zorrëve dhe parandalon futjen e toksinave në gjak. Një përfitim shtesë për pjesëmarrësit në studim të cilët vuanin nga mbipesha, ka qenë rënia në peshë.

 “Kosi para një vakti është një strategji e mundshme për të përmirësuar metabolizmin pas vakteve dhe mund të ndihmojë në reduktimin e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare dhe metabolike”

, thanë studiesit nga Universiteti i Wisconsin-Madison.

Ky është studimi i fundit që tregon se si një kos mund të përmirësojë shëndetin, të mbajë kockat e forta dhe madje të reduktojë rrezikun e sëmundjeve të zemres. Gjithashtu mund të ndihmojë në humbjen në peshë dhe parandalimin e infeksioneve./tvklan.al