Paris Saint Germain do të luajë në finalen e Kupës së Franës me Angers.

Skuadra kryeqytetase eliminoi nga gara Monacon duke e mundur me rezultatin 5 – 0. Ekipi i principatës pati shumë të rinj nga stoli i rezervave në fushë duke lënë pushim titullarët, pasi janë në kërkim të suksesit në kampionat dhe në Champions League.

Trofeu do të diskutohet në sfidën që do të zhvillohet më 27 maj në Paris./Tv Klan