Lista me XhihadisteNjë problem i madh pushtoi mbarë botën kur u përhap lajmi se ekzekutori që i preu kokën gazetarit amerikan James Foley ishte reper nga Londra, i kthyer në xhihad prej kohësh.

Tashmë është i njohur fakti se të rinj myslimanë nga Amerika, Britania apo vende të tjera ndodhen në Irak e Siri dhe luftojnë duke prerë koka njerëzish në emër të xhihadit.

CNN ka bërë publike një listë me numrin e të rinjve që kanë përqafuar xhihadin e që luftojnë tani në këto vende.

Në listë shkruhet shteti, popullsia myslimane e vendit përkatës, numri i xhihadistëve dhe numri i atyre që kanë shkuar për të luftuar në Siri.

Në Listën prej 25 vendesh renditet e 11-ta Kosova, me 100 deri 120 xhihadistë.

Sipas të dhënave deri më tani rreth 11 mijë persona në të gjithë botën kanë udhëtuar drejt Sirisë, shumë prej të cilëve janë vrarë, disa janë kthyer në shtëpi e disa të tjerë vazhdojnë të luftojnë në radhët e ekstremistëve islamikë.

tvklan.al