Këngëtari Stresi (Arkimed Lushaj) është shpallur në kërkim nga policia e kryeqytetit.  Sipas burimeve të policisë, Stresi së bashku me një person tjetër me inicialet E.L, po kërkohen nga policia, pasi kanë publikuar në rrjetet sociale një video, duke gjuajtur në ajër me armë zjarri gjahu, të tipit “Shotgun”, në një ambient publik.                     

Nga veprimet e kryera ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur më datë 31.12.2016.  

Pas publikimit të videos, efektivët e policisë mbërritën në banesën e Lushajt, në rrugën e Dibrës, duke sekuestruar armën tip “Shotgun” , si dhe një mjet Audi. 

Arma figuronte e regjistruar ne emër te babait të këngëtarit dhe policia ia pezulloi atij lejen.

Menjëherë pas njoftimit të policisë ka ardhur dhe reagimi i këngëtarit në rrjetin social Instagram. Ai ka thënë së nuk është ai personi i shpallur në kërkim dhe lajmi nuk është i vërtetë./tvklan.al