pule me arra

Përbërësit për 4 persona:

600 g mish pule

50 g gjalp

2 filxhanë kafeje arra

1 kokërr hudhër

2 lugë uthull

1 lugë miell

kripë

piper

Presim mishin e pulës në feta, e vendosim në tenxhere, i hedhim ujë të valuar, pak kripë e piper të zi dhe e vendosim të ziejë në zjarr të ngadaltë.

Në një tjetër tenxhere hedhim pak gjalp dhe miell. I skuqim për pak minuta dhe shtojmë lëngun e pulës, duke u kujdesur që të mos krijohen kokrra. E lëmë masën derisa të trashet dhe pasi ta kemi hequr nga zjarri shtojmë arrat të cilat duhet të jenë të shtypura.

Salca e përgatitur rregullohet me hudhra të shtypura, uthull, kripë, piper e arra. Gjatë servirjes vendosim fillimisht mishin e pulës dhe e mbulojmë me salcën.

tvklan.al