Protesta në ditën e tretë të zgjedhjeve, 50 të arrestuar

Kjo e diel është dita e fundit e votimeve presidenciale në Rusi. Rezultati nuk ka asnjë suprizë pasi Vladimir Putin pritet të rikonfirmohet duke marrë edhe një mandat tjetër gjashtë-vjeçar si president i Rusisë.

Në ditën e fundit të votimit janë bërë thirrje për protesta kundër Putinit, nga e veja e ish-liderit të opozitës, Aleksei Navalnit, Julia Navalni. Protesta “Mesdita kundër Putinit” u zhvillua në disa qytete në Europë, si në Londër dhe Berlin.

Ndërsa nuk kanë munguar incidentet ku një shtetas i vuri flakën kutisë së qendrës së votimit. Ose një votuese hodhi bojë në kutinë e votimit.

Sipas të dhënave janë shënuar 28 incidente. Policia ka arrestuar 50 protestues gjatë këtyre tre ditëve. Deri më tani mësohet se kanë votuar 60% e mbi 100 milionë votuesve.

Votimi është zhvilluar gjithashtu në pjesët e pushtuara nga Rusia në katër rajonet e Ukrainës: Zaporizhia, Herson, Donjesk dhe Luhansk. Rezultati i zgjedhjeve pritet të shpallet me 18 Mars.

Klan News