Policia e qytetit të Elbasanit ka arrestuar një 28- vjeçar, pasi ka qëlluar me armë zjarri automatik dy persona. Në pranga ka rënë Albi  Bashaliu, banues në fshatin Gjocaj, ku gjatë një konflikti për motive banale ka qëlluar me armë 57- vjeçarin me inicialet V. Sh, banues në fshatin Gjocaj  dhe 38-vjeçarin me inicialet A.B. V.SH,banues në Peqin.

Sipas burimeve të policisë mësohet se nuk ka pasur të plagosur nga ky konflikt me armë.

Policia sekuestroi në vendngjarje 18 gëzhoja armë zjarri model 56 të kalibrit 7.62 mm, 1 fishek i pa plasur  model 56 të kalibrit 7.62 mm si dhe automjetin tip Volkswagen me targa AA 226 ES në pronësi të 38- vjeçarit.

Policia vazhdon punën për gjetjen e armës së zjarrit  dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./tvklan.al