Policia e qytetit të Fierit ka vënë në pranga autorin e plagosjes së sotme në Portëz. Mësohet  se i arrestuari është Genci Bregu, 40 vjeç, banues në Portez dhe ditën e hënë ka qëlluar me armë një person me inicialet A.K, pas një debati që kishin pasur.

Gjatë kapjes së autorit, iu sekuestrua edhe arma tip Pistoletë me të cilën kishte qëlluar në këmbë./tvklan.al