Për admiruesit e qenëve, emri i Westminster Kennel Club Dog Show, nuk është krejtëshit i panjohur.

Bëhet fjalë për garën më të rëndësishme të bukurisë për qentë në SHBA, një evente ndër më të të vjetra sportive në këtë vend.

Këtë vit ai është mbajtur në Madison Square Garden në New York.

Edicioni i 140 ka patur një rivalitet të fortë, ku kanë konukruar 2751 rivalë nga më shumë 190 raca të ndryshme.

Në fund fituesi ka dalë ai, CJ, një qen gjahu gjerman 3 vjeç. Me një pedigri të repektueshme, ku vlen të theksohet se gjyshja e tij, Carlee. e ka fituar shiritin e artë në ediconin e 2005. Mund të themi që bukuria në ketë rast, është diçka që shkon në gjak./tvklan.al