Përpara godinës së Radio Kontakt një grup njerëzish brohorisnin “lironi Alfons Zenelin “. Protestuesit, anëtarë të shoqatës “Klub Kontakt” protestuan për rreth një orë për lirimin e drejtorit të kësaj radioje që për ta është më e afërta. Protestuesve u foli kryetari i bordit drejtues Agron Bala ku sipas tij akuza për të cilën akuzohet Alfons Zeneli është qesharake.  Sipas Balës kjo akuzë për Alfonsin nuk mund të qëndrojë pasi ai duke qënë drejtues i një radioje private ka qënë dhe një propagandues i madh i vlerave kombëtare dhe se ka qënë pikërisht Zeneli ai që nismoi ndihmat për kosovarët e ikur nga lufta dhe ndalimi i tij nga policia ka motive politike.

Pamje qytetarësh të mbledhur që protestojnë para radio Kontakt, Pamje gazetari Agron Bala duke folur protestuesve./tvklan.al

Gazetar : Endri Xhafo