Një 21-vjeçar paraqitet në gjendje të rëndë shëndetësore pasi ka rënë aksidentalisht nga tarraca e biznesit në pronësi të familjarëve të tij.

Policia njofton se i riu, banues në Torovicë është dërguar rreth orës 16:00 për të marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Lezhës.

Për shkak të gjendjes së rënduar të 21-vjeçarit, ai po transportohet në Spitalin e Traumës, për të marrë ndihmë të specializuar mjekësore.

Grupi hetimor vijon të punojë për sqarimin e rrethanave të rastit./tvklan.al