Më shumë se 3 orë lojë për të garantuan një biletë në raundin e radhës të Madrid Open.

Rafael Nadal arriti të bëjë mrekullinë ndaj Pedro Cachin, duke fituar një nga ndeshjet më të vështira në karrierën e tij.

Spanjolli mposhti 2-1 me sete teksa kaloi një nga testet më të ndërlikuara kundër argjentinasit të renditur në vendin e 91-të, i cili fitoi titullin e tij të parë ATP në Swiss Open 2023.

Nadal do të përballet me çekun Jiri Lehecka, i cili mundi brazilianin Thiago Monteiro 6-4 7-6 për të kaluar në raundin e katërt.

Klan News