Kryeministri Edi Rama është përfshirë sot në një debat me ish-ambasadorin Agim Nesho. Të ftuar në “Opinion” në Tv Klan, teksa po flisnin për debatin e hapur ditët e fundit për një marrëveshje të mundshme me Greqinë për detin, kryeministri dhe ambasadori kanë replikuar me njëri-tjetrin.

Nesho u shpreh se për bisedimet me Greqinë nuk ka transparencë, ndërsa Rama u shpreh se ambasadori është shumë konfuz.

Në fakt këto janë vazhdimësi e negociatave të vitit 2008. Kishte një program qeverisës që e përfshinte këtë. Qeveria në fushatë ka thënë se do ketë negociata me Greqinë për detin. Çfarë ka ndodhur deri tani? Ne kemi një terr informativ për këtë gjë dhe dimë vetëm deklaratat e ministrave të jashtëm grek. Marrëveshje nuk ka, pasi nuk ka negociatat. Ne nuk dimë që të ketë marrëveshje”, tha Nesho.

Nga ana tjetër Rama u shpreh se: Jeni shumë konfuz. Të gjithë politikanët grek komunikojnë me publikun e tyre, por si ka mundësi që një fjali e thënë në parlamentin grek, e hedh peshkun përpjetë në Tiranë? Ngrihet Presidenti i Republikës dhe bën sikur çfarë po ndodh. Ndodh kur ka një dokument. Është një konfuzion si për Kosovën që thanë do ndahet si byrek. Territoret në tokë, ajër dhe det nuk ndahen si byrek dhe nuk mund të bëhen dot marrëveshje të fshehta. Deti nuk futet dot në shishe dhe shishet nuk futen dot në maune, siç futeshin kur ai mbrojtësi i madh ishte drejtor doganash. /tvklan.al