Ilir Meta dhe Petrit Vasili i janë përgjigjur pa vonuar deklaratave të kryeministrit Edi Rama,  i cili tha se shkaku i krisjes së koalicionit me LSI ishte Reforma në Drejtësi, që sipas tij u realizua vetëm se e donte Partia Socialiste.

Ish kryetari dhe kryetari i LSI e sulmuan personalisht ish aleatin e tyre si kryegenjeshtarin, i cili do të jetë viktima e parë e Vettingut.

LSI zhvilloi mitingun përmbyllës në Kavajë ku në 25 qershor do të votohet për të zgjedhur dhe kryetarin e ri të bashkisë,  garë e cila sipas Metës e Vasilit do të fitohet nga kandidati i tyre Maksim Kona.

Tv Klan