Ashtu sikurse kishte premtuar, Kryeministri Rama foli përball gazetarit Blendi Fevziu për arrestimin e Guvernatorit Fullani.

Kreu i qeverisë tha se ishte informuar për ndalimin e kreu të Bankës Qendore vetëm pak orë para ekzekutimit të vendimit të gjykatës, ndonëse pranoi se Prokurori i Përgjithshëm e kishte lajmëruar se hetimet për skandalin e vjedhjes se parave mund të shkonin shumë lart në hierarkinë e Bankës.