Një kompleks i ri arsimor me çerdhe, kopësht dhe shkollë është në dispozicion të mbi 700 nxënësve në Kamëz, të cilët do të kenë mundësi të mësojnë dhe ushtrojnë aktivitetet shkollore në kushte moderne.

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Arsimit pa nga afër investimin e ri.

Ndonëse një investim i qeverisë, Edi Rama vlerësoi edhe punën e kryebashkiakut Rakip Suli.

“Investimin e ka bërë qeveria, ndërtimin kompania dhe funksionimin e garanton bashkia. Ka ardhur kryeministri edhe përpara po ja futshin dy gishtat në sy.”

Kreu i qeverisë pati mundësinë të zhvillonte një bashkëbisedim edhe me banorët e zonës.

“Vota është investim. Sa herë visha këtu përpara, ore investoni njëherë ndryshe se po investoni gabim. Jo, dy gishta. Ore leni gishtat, se ata vijnë i marrin ikin. Investuat, ja mbaroj puna.”

Shkolla “Demokracia”, është një kompleks i rindërtuar nga themelet, i shtrirë në 4,400 m2, me standarde europiane.

Klan News