Kryeministri-deputetëve: Intensifikoni punën me organizatat e partisë

Mbledhjen e radhës së grupit të PS në Kuvend, Edi Rama zgjodhi ta drejtojë vetë, por duke pasur në fokus çështjet e brendshme të partisë.

Pas takimeve intensive me Asamblenë, kryeministri dha disa porosi për ligjvënësit socialistë, nga të cilët kërkoi një angazhim më të madh në terren për Organizatat Socialiste. Kreu i qeverisë nënvizoi nevojën për të intesifikuar komunikimet me anëtarët e këtyre organizatave dhe qytetarët në çdo zonë.

Por pas lënies së këtyre porosive, Edi Rama zhvilloi një takim me kryeparlamentaren Lindita Nikolla si dhe ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja me të cilin diskutoi çështjen e amnistisë penale.

Socialistët do të tërhiqen nga amendamenti që u ul dënimin, personave të dënuar me vendim të formës së prerë nga GJKKO. Tashmë pritet dakordësia me PD për ta kaluar për votim, në seancën e radhës plenare.

Sa i përket anëtarëve në strukturën e re që pritet të ngrihet në parlament, për ligjet me shumicë të cilësuar deri më tani është konfirmuar nga PD Oerd Bylykbashi ndërsa nga PS, Klotilda Bushka.

Ndërsa ende nuk ka një vendimarrje për anëtarët e komisioneve hetimore për të cilat ka dakordësi mes mazhorancës dhe PD-së.

Klan News