Për 1 vit, 373 studentë të ekselencës do të ketë një kontratë punësimi në administratën. Kjo mundësi që ju jepet për të fituar eksperiencë pune Kryeministri në një takim me ta thotë se vjen si reagim i qeverisë ndaj protestës së studentëve dhe si pjesë e paktit për universitetet.

373 studentët e parë do të pasohen nga disa dhjetëra të tjerë që kanë mbaruar me rezultatet maksimale si nivelin Bachelor ashtu dhe atë Master dhe që kanë aplikuar në portalin “Punë të mbarë”.

Kryeministri e sheh afrimin e studentëve të ekselencës në administratën publike, si mundësi për modernizimin e saj. Por administrata publike nuk është vetmja mundësi që Kryeministri sheh për të ardhmen e studentëve të ekselencës.

Tv Klan