ramaKryeministri Rama ka deklaruar në studion e emisionit “Opinion”, përballë gazetarit Blendi Fevziu se akuzat e Deputetit Tom Doshi, për një antentat të përgatitur ndaj tij me kërkesë dhe sponsorizim të Kryetarit të Kuvendit, janë një farsë.

Për çështjen që ka trazuar jo vetëm politikën, por dhe opinionin public, ai tha se nuk kuptonte nëse Doshi ishte paranojak apo ishte pjesë e një loje të shëmtuar.

Rama la të kuptohej se opozita ishte e interesuar për destabilitetin që mund të krijonte publikimi i denoncimi të Doshit.

Kryeministri tha se përjashtimi i Doshin nuk kishte lidhje me denoncimin që ai bëri, por as me procesin e kërkuar nga opozita për dekriminalizimin.

Kreu i mazhorancës thotë se nuk është në dijeni që persona të përfshirë me krimin të jenë pjesë e grupit të tij parlamentar.

Duke deklaruar se do i qendrojë besnik premtimit për të mos komentuar Presidentin e Republikës, Kryeministri mohoi ta kishte kërcënuar kreu e shtetin në telefon për rastin e dekretimit të kandidatit për Ambasador në Vatikan, Visar Zhiti.

Lidhur me ndarjen e zonave zgjedhore me aleatët e LSI, Rama tha se është drejt përfundimit.

Rama tha se ende nuk ka një vendim për Bashkinë e Tiranës kush nga dy forcat do të ketë të drejtën e përzgjedhjes së kandidatit për Kryetar të Bashkisë.

Tv Klan