Nga Vlora ku mori pjesë në një ceremoni të organizuar për 20- vjetorin e Universitetit të Vlorës “Ismail Qemali”, Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar se ditën e hënë do të bëjë publik një raport tronditës, siç e vlerësoi ai, mbi gjendjen aktuale të arsimit të mesëm.