ramaaaa

Për herë të parë, Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar arsyet për mosanullimin e vizitës në Beograd.

Në një konferencë për marrëdhëniet shqiptaro-italiane, Rama tha se është qasja europiane që çoi në bisedën mes tij dhe homologut Vuçiç për ta shtyrë takimin.

Edi Rama – Kryeministër i Shqipërisë: “Kam kam dëgjuar disa nga kundërshtarët e kësaj vizite në Beograd, thonë se mos anullimin e vizitës qeverisë sonë ia ka imponuar Brukseli. Brukseli ka imponuar shumë gjëra në Shqipëri por këtë jo, nuk është aspak e vërtetë, ashtu siç nuk na ka imponuar Brukseli as thirrjen e “Duam Shqipërinë si gjithë Europa”, ashtu siç nuk na ka imponuar Brukseli as nënshkrimin e marrëveshjes së Stabilizim –Asociimit, apo siç e dimë shumë mirë se nuk na e imponoi statusin e vendin kandidat, madje mezi na e dha. Askush s’më ka marrë mua në telefon të më thotë mos e anullo takimin me Kryeministrin serb. Po pse e them këtë, për një arsye shumë të thjeshtë, sepse unë e marrë si komplimentin më të madh për imazhin e ri që ne po i japim Shqipërisë dhe për besimin që kemi krijuar tek ky imazh europian, pas cënimit të rëndë që politika i bëri figurës së vendit tonë me ca klithma nacionaliste që ishin vajmedet”.  

Sipas Ramës nga anullimi i takimit do të humbiste me shumë Shqipëria se Serbia.

Kreu i qeverisë shqiptare ka gjetur rastin të përgjigjet edhe për akuzat ndaj vëllait të tij.

Tv Klan