rama-vlore1

Rasti i Drejores së Arsimit të Lushnjes e arrestuar pak ditë më parë me akuzën e korrupsionit, nuk i ka ikur nga mendja as sot Kryeministrit Rama megjithëse merrte pjesë në një aktivitet të Policisë së Shtetit.

Duke deklaruar se ka ikur koha e pandëshkueshmërisë edhe në nivelet më të larta të drejtueseve të administratës shtetërore, Kryeministri Rama e përmendi si rastin më flagrant të ushtrimit të korrupsionit, atë të Znj.Luiza Tabaku, kreu i arsimit të Lushnjes deri pak ditë më parë, e emëruar nga Ministrja Nikolla pas konkurseve nëpër rrethe.

Rama tha se për të shmangur fenomene si ai i Drejtorisë Arsimore të Lushnjës, kandidatët për mësues do t’i nënshtrohen një testimi të sekretuar.

Gjatë inagurimit të zyrave të reja të Drejtorisë së Policisë së Vlorës, Kryeministri Rama, lajmëroi një program bashkëpunimi mes qytetarit dhe qeverisë në luftën ndaj korrupsioni ku çdo person mund të aknohet në mënyrë të drejtpërdrejtë tek ministrat për rastet e korrupsionit apo vonesat që hasen në shërbimet e administratës.

Duke e kthyer vëmendjen tek puna që qeveria po bën për të ulur humbjet në rrjetin e energjisë elektrike, Rama tha se shumë shpejt do të ndahen vjedhësit e energjisë elektrike nga ata që nuk kanë mundësi ta paguajnë atë.

Ai theksoi edhe një herë se shteti do të mbështesë shtresat në nevojë që të paguajnë energjinë e konsumuar.

Tv Klan