RamReforma dhe inovacion për të luftuar korrupsionin. Kështu tha kryeministri i vendit Edi Rama, në fjalën e tij gjatë prezantimit të prefektes së re të qarkut të Vlorës, Etiona Hoxha e cila do të zëvendësoje Besnik Dervishin. Prefektja e re është zgjedhur nga bota akademike dhe kjo sipas kryeministrit është bërë në mënyrë që partia socialiste të ketë mbështetjen e popullit pa të cilin nuk do të ishte në qeverisje.

Kryeministri përmendi edhe një herë reformën administrative, realizimi i së cilës do të rregullonte shumë çështje vendore.

Lufta ndaj fenomenit të nepotizmit, do të do të sillte më shumë besueshmëri. Rama e ilustroi këtë me një shembull personal.

Në një takim me përfaqësues të industrisë fasone në Vlorë, kryeministri Rama tha se brenda muajit do të vihet në zbatim paketa e masave fiskale në mbështetje të këtij biznesi që hap vende të reja pune.

Erjon Todhe