Të gjithë ata që kërkojnë një punë por nuk kanë një profesion do të duhet që më parë t’i nënshtrohen trajnimit. Garant për këtë proces ka dalë qeveria, e cila sipas Kryeminitrit Rama ka kapacitet për të bërë trajnimin profesional të 10 mijë qytetarëve.

Gjatë diskutimit për hartimin e një programi kombëtar të punësimit në Vlorë, Kryeministri mohoi edhe akuzat për rritjen e taksave.

“Ata që kanë rroga të ulta nuk paguajnë asnjë taksë. Nëse quajmë taksë pagesën e dritave dhe ujit, këto s’janë taksa. Kjo qeveri ka rritur taksat për sipërmarrësit. Të më dalin të më thonë si janë rritur taksat për ata që fitojnë më pak? Si u rriska taksa kur asnjë nga këta s’paguan më 10%”.

Sipas kreut të qeverisë, kalimi nga taksa e sheshtë në atë progresive mbron shtresat e ulta dhe ato të mesme.

Tv Klan