Vejle është rikthyer në Superligën e Danimarkës ku mungonte prej sezonit 2008-2009. Një sukses edhe shqiptar, pasi në këtë ekip luan edhe mbrojtësi i Kombëtares, Ylber Ramadani. 22-vjeçari u afrua nga ish-trajneri i Partizanit, Adolfo Sormani.

“E kemi nisur nga fillimi i sezonit dhe e kemi përfunduar ashtu siç duhet. Mendoj se është një ndenjë e veçantë për mua të shpallesh kampion në Danimarkë”.

Vejle fitoi trofeun në kategorinë e dytë daneze dhe Ylber Ramadani mund të tregojë vlerat e tij në Superligë, por nuk perjashton edhe oferta nga skuadra të tjera.

“Kontratën e kam edhe për Superligë, por nëse vjen ndonjë ofertë do të bisedojë Presidenti me menaxherin, ta shohim si do ta zgjidhin”.

Vejle numëron 5 tituj kampion në kategorinë e parë në Danimarkë, por është edhe 6 herë fituese e Kupës.

Tv Klan