“Është me të vërtetë një tenor që i ka të gjitha mundësitë për të bërë një karrierë të shkëlqyer.”

Intuita e një prej legjendave të këngëtarëve lirik, Placido Domingo, nuk gaboi. 2017 po mbyllet për tenorin shqiptar, Rame Lahaj, suksesshëm. Një nga shfaqjet e tij më të fundit ishte në të famshmin “Bolshoi Theater”, teatri “Bolshoi” në Rusi. Pak i pranishëm në mediat shqiptare për shkak të një kalendari të ngjeshur artistik në teatrot më të njohur të botës, zëri lirik shqiptar, që premton të ngjitet në majën e tenorëve më të mirë, tregon për pas skenën.

Nga gjithë angazhimet e tij, privilegji mban një emër Placido Domingo, njeriu që i dha edhe çmimin e tretë në konkursin  ndërkombëtar “Operalia 2016”.

2017 ishte vit të cilin Rame Lahaj fitoi artistikisht dhe profesionalisht, por humbi njeriun e dashur, babain.

Shqipëria, kur do të përfshihet në agjendën e tij?!

Viti i ardhshëm e gjen tenorin shqiptar me një agjendë thuajse të mbyllur, nga opera “La Boheme” serish në “teatrin Bolshoi”, me “La Traviata” në Operan e Parisit e “Rigoletto” në Montreal të Kanadasë.

Tv Klan

https://www.youtube.com//embed/QJ9yrC1YU7c