Rasti i parë i dopingut në Lojërat Olimpike Dimërore që po zhvillohen në Korenë e Jugut.

Sportisti japonez i patinazhit të shpejtësisë, Kei Saito rezultoi pozitiv në një kontroll para garave. 21-vjeçari është pezulluar, një masë e pranuar nga vetë Saito. Ai është larguar nga fshati olimpik.

Para nisjes së Lojërave Olimpike Dimërore u paralajmëruan masa të rrepta për shmangien e rasteve të dopingut, që njollosën olimpiadën dimërorë të Soçit 4 vite më parë.

Tv Klan