Disa kryetarë bashkish në Turqi u nisën të vlerësonin Presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan dhe rezistencën e tij ndaj grushtit të dështuar të shtetit të Korrikut 2015 kur vendosën të ngrinin statuja në nder të tij.

Por ky veprim, sipas agjencisë “DHA” nuk i ka pëlqyer aspak liderit më jetëgjatë të Turqisë që prej kohës së Ataturkut, i cili pasi i ka hequr të gjitha statujat u ka kërkuar kryetarëve të bashkive të mos përsërisin veprime të tilla.

Disa kryetarë të bashkive kanë bërë statujën time. Me ta dëgjuat këtë, sigurisht jam mërzitur shumë… Të dashur shokë, kjo është në kundërshtim me vlerat tona. Unë nuk dua as ngritjen e statujave as maskave apo busteve.

Ai kishte edhe një kërkesë për të gjithë ata që duan ta vlerësojnë.

Nga sot e tutje ju lutem mos e bëni më këtë gabim. Unë nuk dua statuja, në vend të tyre bëni vepra në shërbim të njerëzve

”, tha Erdogan, gjatë një fjalimi në një mbledhje të partisë së tij.

Reagimi i Erdoganit vjen pas debateve në publik lidhur me statujat dhe bustet të ngritura nga bashkia e Izmitit në përkujtim të grushtit të dështuar të shtetit./tvklan.al