GentaKëngëtarja Genta Ismajli ka reaguar menjëherë, duke kundërshtuar lajmin se ajo është puthur në publik me Kastro Zizon.

“Jo rrallë herë shpiket dhe jo shpesh herë reagoj, por kësaj radhe kam vetëm dy fjalë në moral dhe imazh timin mos prekni kurrë” – shkruan Genta në rrjetin social facebook.

Disa media kanë publikuar foto të Genta Ismajlit në afrimitet me Kastro Zizon, por sipas saj çdo gjë është spekulim, pasi ajo që duket në foto ka qenë një afrimitet miqësor, duke hedhur poshtë në këtë mënyrë çdo gjë të shkruar për të.

tvklan.al