U bë shkas “Trait D’Union &Creation”, premiera botërore e baletit me koreografi të Angjelin Preljocaj në mbrëmjen e së mërkurës në Pallatin e Kongreseve për të njohur një tjetër shqiptar që po ecën suksesshëm në skenën e artit ndërkombëtar. Ai është Redi Shtylla. Prej tre vitesh është një nga 24 balerinët e përhershëm të “Ballet Preljocaj”, një nga kompanitë kombëtare franceze më të njohura në botë dhe shumë të lakmuara nga balerinët, që kërkojnë profesionalizmin dhe suksesin.

Për të mbërritur deri te “Ballet Preljocaj”, trajektorja e Redit, 23 vjeç, nis nga Tirana. Mësimet e para i morri me mësuese Xhulieta Manastirliu, në ish Pallatin e Pionierëve. Me përfundimin e Shkollës së Baletit në Tiranë dhe me shumë ëndrra niset drejt Greqisë. Edhe atje për një vit iu përkushtua baletit, por nuk ishte e mjaftueshme për të arritur objektivat e tij. Zhvendoset në Francë, ku pasi kryen studimet në shkollën e baletit “Rosella Hightower”, shfaqet mundësia e parë.

Konkurrenca ishte e lartë sepse edhe vetë standardet e vendosura nga koreografi i njohur shqiptar Angjelin Preljocaj të tilla janë.

Në mendjen e tij, dëshirat për të ardhmen ende nuk kanë një formë konkrete.

Pas Tiranës “Still life” për të cilën prestigjozia franceze “Le Figaro” e përshkruan si një balet jashtëzakonisht të mirë, ku ai klasik i nivelit të lartë ndërthurej me bashkëkohorin përmes hapave sublime, do të vihet në Prishtinë e më pas në Beograd.

Tv Klan