Një ditë pas referendumit për pavarësi të kurdëve të Irakut, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, paralajmëroi një “luftë etnike” që do të ketë si shkaktar presidentin e kurdëve të Irakut.

Rexhep Taip Erdogan (President i Turqisë)

Nëse Masud Barzani dhe qeveria rajonale kurde nuk kthehen pas nga ky gabim, ata do të mbahen mend në histori për turpin se çuan rajonin në një luftë etnike dhe sektare.

Presidenti turk kërcënoi se do bllokojë menjëherë gazsjellësin që është jetik për ekonominë e kurdëve dhe do të ndalojë kamionët e mallrave të kalojnë kufirin turk. Kurdët e Irakut do të përballen me një uri që të paprecedentë nëse zgjeshin pavarësinë kërcënoi Erdogan, i cili nga ana tjetër sqaroi se të gjitha mundësitë janë në tryezë, përfshirë edhe ndërhyrjen ushtarake.

Trupat turke dhe ato irakiane janë bashkuar në kufi në një stërvitje të përbashkët, në shenjë force ndaj kryengritjes së kurdëve.

Të paktën 90% e kurdëve që votuan në referendumin e së hënës, i thanë PO pavarësisë së Kurdistanit. Votimet u mbajtën në tre provincat që përbëjnë rajonin, më një pjesëmarrje prej 72%, sipas komisionit zgjedhor.

Kurdët thonë se referendumi do t’u japë një mandat për të negociuar shkëputjen nga Bagdati, por kryeministri irakian e ka denoncuar atë si “jokushtetues”. Haider al-Abadi tha se referendumi “kërcënon Irakun, bashkëjetesën paqësore në mesin e irakianeve, dhe është një rrezik për rajonin”.

Tv Klan