Një berber është thirrur nga Komisioni i të Drejtave të Njeriut, pasi ka refuzuar të presë flokët e një vajze të vogël.

Sam Rahim, i cili drejton Hunters Hill Barber Shop në North Shore të Sidneyt, Australi tha për  

9 News

se ai ndihej i shkatërruar nga thirrjet në gjyq.

Ai tha se në Dhjetor në vitit të kaluar një grua hyri në dyqanin e tij dhe e pyeti nëse mund të priste flokët e vajzës së saj të vogël, por ai e refuzoi me mirësjellje.

Rahim nuk është i trajnuar për të prerë flokët e vajzave dhe nuk ka eksperiencë në këtë gjë.

 “Por ajo vazhdoi të ushtronte presion, duke thënë se duhej ta bëja. I thashë se ka sallone bukurie femrash ku mund të realizohet kjo gjë, por ajo u nevrikos dhe doli jashtë”

, tha ai.

Sipas

Daily Mail

Rahim tani po akuzohet për shkelje të ligjeve kundër diskriminimit dhe iu tha se kishte “turpëruar” vajzën.

Çështja do të paraqitet para Komisionit të të Drejtave të Njeriut në javët e ardhshme dhe Rahim është i shqetësuar për impaktin që kjo do të ketë në punën e tij./tvklan.al