Situata e emigrantëve në Greqi po rëndohet dita ditës. Autoritet greke kanë lëshuar alarmin se gjendja është e pabërballueshme. Guvernatori i rajonit të Maqedonia Qëndrore, Apostolos Tzizikostas, bëri thirrje që pranë kufirit me Maqedoninë të shpallet gjendja e jashtëzakonshme.

Apostolos Tzitzikostas – Guvernator i Rajonit Maqedonia Qendrore: 

“Ish – Republika Jugosllave duhet të hapë menjëherë kufirin dhe Bashkimi Europian duhet të marrë masa të rrepta ndaj vendeve që në ditët e sotme mbyllin kufijtë”.

Sakaq nga Brukseli, Komisioneri për Emigracionin, Dimitris Avramopulos, tha se vendet e tjera duhet ta mbështesin Greqinë.

Më shumë se 125 mijë persona kanë mbërritur në Greqi në vitin 2016. Gjendja është vështirësuar pas vendimit të Austrisë për të ulur kuotat e pranimit.

Një efekt domino që çoi në mbylljen e kufirit nga Maqedonia.

Tv Klan