Oxxxymiron do të mbajë koncerte për mbledhjen e fondeve për Ukrainën

Reperi rus Oxxxymiron do të mbajë koncerte kundër luftës për mbledhjen e fondeve për Ukrainën. Ai njoftoi koncertin e tij të parë që do të mbahet në Stamboll, më 15 mars, duke premtuar se do t’i dhurojë të gjitha të ardhurat për të ndihmuar ukrainasit që ikin nga ofensiva ruse.

Oxxxymiron, një nga reperët më të njohur dhe më të suksesshëm të Rusisë, postoi një apel në mediat sociale për të ndaluar luftën në Ukrainë. Reperi paralajmëroi një seri koncertesh për të mbledhur fonde për refugjatët ukrainas.”Ka dhjetëra miliona rusë që kategorikisht nuk pajtohen me këtë luftë,” tha muzikanti.

Ai njoftoi koncertin e tij të parë që do të mbahet në Stamboll, Turqi, më 15 mars, duke premtuar se do t’i dhurojë të gjitha të ardhurat për të ndihmuar ukrainasit që ikin nga ofensiva ruse. “Unë dhe ekipi im padyshim që duam të ndihmojmë dhe më e pakta që mund të bëjmë është t’u japim 100% të të ardhurave refugjatëve në nevojë që po largohen nga Ukraina dhe po kalojnë kufirin polak ndërsa flasim”,bëri me dije Oxxxymiron.

Ndërkohë nga ana tjetër, Rusia i quan veprimet e saj në Ukrainë një “operacion special ushtarak” për të çarmatosur vendin. Moska zyrtare  mohon të ketë shënjestruar civilët.

Ukraina dhe aleatët e saj akuzojnë Moskën për një pushtim të pajustifikuar që ka shkaktuar një katastrofë humanitare në të cilën qindra civilë janë vrarë dhe miliona të tjerë janë zhvendosur. 

Klan News