rigatoniPërbërësit:

400 g rigatoni (lloj makaroni)

3 qepë

300 g bizele

400 g domate të qëruara

1 lugë të vogël sheqer

Vaj ulliri

Kripë

Përgatitja:

Zijmë bizelet me pak ujë dhe kripë.

Në një tigan hedhim qepën të cilën e kemi prerë hollë, vajin e ullirit dhe e skuqim për pak minuta në zjarr të mesëm.

Shtojmë bizelet, domatet, sheqerin dhe e lemë masën në zjarr për rreth 20 minuta.

Tiganin e lemë të zbuluar.

Ziejmë makaronat duke i lënë pak ‘al dente’ dhe më pas i bashkojmë me salcën.

tvklan.al/e.k