vila-e-enverit

Vila e ish – diktatorit Enver Hoxha që ndodhet në zonën e ish-bllokut do t’i nënshtrohet një rikonstruksioni të ambienteve të brendshme e të jashtme. Kjo ndërtesë që pas viteve 90’ ka shërbyer si rezidencë e shërbimeve qeveitare është përfshirë në listën e 6 objekteve që do të restaurohen me një fond prej 65 milionë lekë të qeverisë shqiptare. Në listë janë edhe dy nga institucionet më të rëndësishme të Kulturës, Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit dhe Muzeu Historik Kombëtar.

Konkursi për projektin fitues të Teatrit të Operas do të zhvillohet në qershor. Sipas Ministres Kumbaro në fundin e vjeshtës së këtij viti nis rikonstruksioni, i cili është deklaruar se do të kryhet edhe me fondin grek prej 2.5 milionë euro. E sigurtë është që deri në fund të Tetorit, nga Teatri Operas dhe Baletit nuk do të lëvizë asnjë gur pasi janë parashikuar dy produksione të mëdha një shfaqje me koreografi të Angjelin Prelocaj dhe “Carmina Burana” për 25 vjetorin e bashkimit të Gjermanisë.

Por çfarë do të bëhet me trupen e Shtëpisë së Operas dhe Baletit? Variantet që po diskutohen janë disa, salla e Universitetit të Arteve mund të shërbejë për zhvillimin e koncerteve simfonike dhe operave me trup të vogël, ambientet e Radio – Televizionit shqiptar për provat e orkestrës, Shkolla e Baletit për trupën e baletit ndërsa Pallati i Kongreseve për vendosjen e produksioneve të mëdha. Ministrja Kumbaro i dha përgjigje dhe pyetjes pse në këtë fazë nuk është përfshirë projekti për Teatrin Kombetër.

Në listën e rikonstruksioneve janë edhe Ish – Lidhja e Shkrimtarëve, Pallati i Brigadave dhe Gjykata e Lartë.

Tv Klan