Kanë filluar tashmë xhirimet e filmit të frymëzuar nga telefilmi i njohur i viteve ’90, mbi rojet e plazhi më seksi dhe më të njohura në botë, “Baywatch”.

Altorët Dwayne Johnson (The Rock) dhe Zac Efron, kanë ndarë në profilet e tyre sociale, disa nga foto e shkrepur në setin e xhiruar “Boca Raton” në Florida.

Aktori muskuloz, do të interpretojë rolin e legjendës së rojeve të plazhi dhe drejtuesi i ekpit, duke qenë kështu zëvendësuesi i një ikone si, David Hasselhoff.

Fabula e filmit, tregon jetën e një roje plazhi vereran, i detyruar të punojë me një koleg më të ri në moshë. I pari është një tip që ndjek rregullat, ndërsa tjetri natyrë gjaknxehtë. Së bashku do të punojnë për të penguar një kompani nafte për të shkatërruar plazhin e tyre.

Kasti i filmi është i përbërë dhe nga Alexandra Daddario dhe Kelly Rohrbach (kjo e fundit në rolin e intepretuar nga Pamela Anderson) Priyanka Chopra e Hannibal Buress.

Filmi do të vijë në sallat e kinemasë në 17 maj 2017./tvklan.al