FATURATAFROFEEnti Rregullator i Energjisë, me kërkesë të kompanisë CEZ Shpërndarje ka vendosur të rikthejë faturimin afrofe.

Duke filluar nga ky muaj, mijëra abonentë familjarë që nuk kanë apartin matës ose e kanë të demtuar, do të paguajnë faturën e energjisë me çmime fikse të vendosura nga Bordi i Entit.

Një abonenti në kryeqytet do ti faturohen 600 kilovat për stinën e dimrit dhe 400 kilovat në verë, pavarësisht sesa do jetë konsumi i tij real. Për ata që banojnë në zonat rurale, tarifa do të jetë 400 kilovat në dimër dhe 300 në verë. Sa i përket qyteteve të tjera, tarifat do të jenë më të reduktuara.