Pas sulmit kibernetik ndaj sisitemit TIMS, në të gjitha pikat kufitare të vendit nisi puna e regjistrimit me shkrim të kalimtarëve dhe automjeteve.

Ditën e djesheme sistemi u rikthye në shumë pika kufitare dhe ka filluar funksionimi normalisht i sistemit.

Pas mesnatës, sistemi TIMES është rikthyer edhe në doganën e Bllatës, ku regjistrimi i pasagjerëve dhe mjeteve vijon normalisht dhe nuk ka rradhë. /tvklan.al