Fasadat e pallateve përgjatë bulevardit “Bajram Curri” do të kenë së shpejti një fytyrë tjetër. Bashkia e kryeqytetit ka nisur lyerjen për një sipërfaqe prej 4000 m/2 fasadash të ndërtesave publike, për t’i dhënë kështu më shumë ngjyra dhe jetë kësaj zone. Për këtë projekt do të përdoren 1200L bojë e cila është dhuratë e 4 kompanive më të mëdha për lyerjen e fasadave në Holandë.

Eduart Shalsi: “Tirana që është shndërruar në fokusin e të huajve bëri të mundur që iniciativës dhe projektit tonë për rehabilitimin  dhe për lyerjen fasadave t’i bashkëngjiten me dëshirën e tyre dhe këto kompani holandeze të cilat me kontributin e tyre bëjnë të mundur realizimin e këtij projekti”.

Projekti për “Rikualifikimin Urban” i iniciuar disa kohë më parë nga bashkia e kryeqytetit, ka krijuar impakt pozitiv tek të huajit, ndaj kjo ishte arsyeja që biznesmenët holandezë ofruan dhuratë bojëra me ngjyra të ndryshme në mënyrë që t’i jepet Tiranës më shumë jetë dhe ngjyra./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami

Operator: Petrit Xhaferri