ritaKohët e fundit, Rita Ora na ka befasuar me bashkëpunime të suksesshme.

Por mediat e huaja flasin se së shpejti këngëtarja mund të sjellë një bashkëpunim edhe me Paul McCartney.

Këto thashetheme nisën pasi ata u panë teksa kanë qëne të pranishëm gjatë një sfilate dhe gjatë gjithë kohës ata komunikonin së bashku.

Këngëtarja ishte ulur pranë legjendës së grupit Beatles në rresht të parë në sfilatën e Hunter Original SS15, në London Fashion Week Show.

Sipas shumë zërave, një bashkëpunim mes 23-vjeçares dhe 72 vjeçarit McCartney edhe mund të pritet.

tvklan.al