Situata e emigrantëve nga Afrika e Veriut që mbërrijnë në Itali është e papërballueshme. Alarmi vjen nga autoritetet italiane, të cilat përmes një letre zyrtare kanë kërcënuar se do të mbyllin portet dhe do të bllokojnë të gjitha anijet me emigrantë, edhe për ato të agjencive për shpëtimin e tyre.

Qeveria italiane po vlerëson mundësinë e bllokimit të hyrjes së anijeve me emigrantë. Vetëm në 48 orët e fundit kanë zbarkuar 12 mijë vetë, nga 22 anije, shumë prej tyre nga organizata jo-qeveritare.

Në letrën e dërguar Komisionit Europian, Roma zyrtare ngre shqetësimin e Europa i ka kthyer krahët. Të njëjtën akuzë bëri javën e kaluar edhe kryeministri italian Paolo Gentiloni në Bruksel, gjatë Samitit me vendet anëtarë.

Në alarmin drejtuar Brukselit theksohet se Italia do të vijojë të shpëtojë jetë njerëzish bashkë me agjencinë për mbrojtjen e kufijve Frontex, por nuk mund të bëhet vend-grumbullim emigrantësh.

Mbi 73 mijë persona kanë mbërritur në Itali nga Afrika Veriore nga fillimi i këtij viti, një rritje me 14% krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë.

Tv Klan