Skuadra arabe i jep lamtumirë pas penalltive, Champions League aziatike

Paratë nuk blejnë gjithçka, sidomos në futboll. Kjo ka ndodhur me skuadrën e Al Nasër, që i ka dhënë fund eksperiencës në Champions League aziatike që në raundin çerekfinal. Pas humbjes në ndeshjen e parë 2-1 ndaj Al Ain, skuadra e yjeve, mbi të gjithëve Cristiano Ronaldo nuk arriti të shmang eliminimin.

Disavantazhi 1-2 i pjesës së parë nuk demoralizoi aspak skuadrën arabe, pasi gjetën forcën për të reaguar në të dytën, duke përmbysur gjithçka në 3-2. Një rezultat që dërgoi në kohën shtesë këtë takim, pasi rezultati ishte i barabartë pas 180 minutave lojë.

Edhe shtesat nuk prodhuan fitues, pavarësisht dy golave të shënuar, një prej të cilëve nga Ronaldo. Portugezi ekzekutoi saktë një penallti, për ta dërguar sfidën në ruletën ruse.

Edhe në goditjet e 11 metërshave, vetëm 39-vjeçari u tregua i saktë tek skuadra e Al Nasër, teksa dështuan për të shënuar yjet e tjerë të ekipit, si Brozoviç, Tejes dhe Otavio. Një dështim për ekipin arab, teksa Ronaldo dështon për të ngritur larg trofeun e më të mirit në kontinentin aziatik.

Klan News