LONDON, ENGLAND - FEBRUARY 07 : Wayne Rooney of Manchester United during the Barclays Premier League match between Chelsea and Manchester United at Stamford Bridge on February 7, 2016 in London, England. (Photo by Catherine Ivill - AMA/Getty Images)

Sven Goran Eriksson do të marrë Wayne Rooney në Kinë, ku klubet e këtij vendi po shpenzojnë shumë për të afruar lojtarë të njohur.

Për ta bindur sipas gazetës “Daily Mirror” është gati një pagë më e lartë se 33 milionë euro bruto. Trajneri suedez, i cili e ka drejtuar sulmuesin për disa vite te përfaqësuesja e Anglisë ia njeh vlerat.

Eriksson tani është në krye të ekipit të Superligës Kineze, Shanghai. Rooney për momentin fiton 20 milionë bruto në vit dhe kontrata e tij me Manchester United është vlefshme deri në 2019.

Kjo kërkon edhe para të tjera për të bindur edhe drejtuesit e ekipit anglez. Megjithatë Wayne Rooney është shumë pranë një rekordi me Manchester United.

Ai është vetëm 6 gola larg rekordit të legjendës Bobby Chalton me këtë fanelë. Wayne Rooney është në kuotën e 244 golave dhe luan te Manchester United prej vitit 2004.

Tv Klan